Numërohen të gjitha votat në Austri, Van der Bellen fitoi me 53.8 për qind të votave
Në bazë të të gjitha votave të numëruara, fituesi i zgjedhjeve presidenciale i të dielës, Alexander van der Bellen, ka fituar 53.8 për qind të votave, sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, Volfgang Sobotka.
Bota
Gjegjësisht, në votime Van der Bellen fitoi 51.7 për qind, dhe Hofer mori 48.3 për qind të votave, ose 2.47 milion vota për Belen, ndërsa për Hofer 2.12 milionë qytetarë.
Përndryshe pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale gjatë të dielës ishte 74.2 për qind, transmeton lajmi.net.
Në raundin e parë, 24 Prill në votime dolën 68.5 për qind e qytetarëve, në raundi i dytë, ishte anuluar për shkak të parregullsive në numërimin e votave, më 22 maj dolën 72.65 për qind e qytetarëve.
Sa i përket provincave Van der Bellen arriti të fitojë në gjashtë nga nëntë krahinave, dhe rezultatin më të mira, me 65.7 për qind, e arriti në Vjenë.
Hofer ka fituar vetëm në provincën e Burgenland, Carinthia dhe Steiermark. /Lajmi.net/