AKR ende e pavendosur se kë do ta mbështesë në balotazh, Lladrovcin apo Xhemajlajn?
Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit në zgjedhjet e djeshme në Drenas ka shënuar rritje në votë popullore, edhe pse kandidati i kësaj partie, Elmi Thaçi doli i katërti.
Lajme
Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet tjera, AKR-ja ka shënuar rritje në Drenas.
Kandidati i kësaj partie për Drenas, Elmi Thaçi ka thënë ende nuk kanë vendosur se më cilin nga dy kandidatët e balotazhit do të shkojnë në koalicion, transmeton lajmi.net.
“Sa i përket ndonjë koalicioni të mundshëm, ende nuk ka kurrfarë vendimi se si do te veprojmë por e them me kompetencë të plotë se i takon ekskluzivisht presidentit të partisë, Behgjet Pacolli që të vendos pas konsultave me kryesine e ngushte te AKR”, ka thënë Thaçi.
Mirëpo, burime të lajmi.net bëjnë të ditur se AKR-ja do të mbështetë atë kandidatë që do të ofrojë më shumë për bashkëqeverisje në Drenas.
Elmi Thaçi ka marrë dje 1532 vota, apo 7.53 për qind.
Më 18 dhjetor në balotazh do të ballafaqohen Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës. /Lajmi.net/