Tuna këndon bashkë me bebin në “Kënga Magjike” (Video)
Këngëtarja e shumëkomentuar, Altuna Sejdiu-Tuna publikoi këngën më të re me të cilën edhe u paraqit në 'Kënga Magjike'.
ShowBiz
‘Duam’ mban titullin kjo këngë e cila është punuar nga Flori Mumajesi, shkruan lajmi.net
Performanca mbreslënëse e Tunës ka marrë vëmendjen maksimale, por po aq vëmendje ka marrë paraqitja e saj me bebin në bark.
Këtë e ka treguar edhe vetë ajo nëpërmjet një statusi në Instagram duke thënë:”Brenda trupit tim je ti..Sonte do të këndoj bashkë me ty”..
Ajo gjithashtu në ‘E diela shqiptare’ e pranoi shtatëzaninë haptas për herë të parë.
Ndryshe kënga e re e ‘zogut’ po pëlqehet nga publiku, e edhe babai i fëmijës së saj, Patrisi, po e përkrah maksimalisht./lajmi.net