Nisma kundërpërgjigjet ndaj akuzave të PDK-së për blerje votash

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas ka demantuar deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po pretendojnë se NISMA është duke joshur votuesit me para.

Lajme

04/12/2016 17:48

“Deklaratat e PDK-së, janë vetëm shpifje të tyre, me të cilat ata i praktikojnë edhe në jetën e përditshme. Qytetarët e Drenasit, tashmë ua kanë kthyer shpinën këtyre veprimeve e shpifjeve primitive të PDK-së”, thuhet në reagimin e Nismës.

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas u bën thirrje të gjitha institucioneve të cilat kanë përgjegjësi të mbrojnë ligjin dhe lirinë e votës./Lajmi.net/