Luis Enrique: Kjo është skuadra më e mirë në botë!
Për trajnerin Luis Enrique Barcelona është skuadra më e mirë në botë.
Sport
Spanjolli duke folur në konferencë për shtyp për ndeshjen me Real Madridin, ka deklaruar se nuk ka skuadër më të mirë se Barcelona.
Enrique këtë vlerësim e bën nga puna e madhe që sheh që bëhet në skuadrën e tij.
“Ndjehem optimist kur shikoj ekipin time në stërvitje që përmirësohet çdo ditë. Ka shumë ekipe të mira, por asnjëra nuk është më e mirë se ne”, deklaroi Enrique, duke qenë i bindur se Barcelona është skuadra më e mirë në botë, përcjell lajmi.net.
Për të dëshmuar se është skuadra më e mirë në botë, Barcelonës i duhet nesër të mposht Real Madridin, në ndeshjen që zhvillohet nesër duke filluar nga ora 16:15.