Sëmundja misterioze e 15- vjeçarës, mjekët të habitur nga gjendja e saj (Pamje të rënda)
Një 15-vjeçare në mënyrë të dëshpëruar është ngujuar në ambientet e spitalit për 10 javë të tëra pasi një sëmundje misterioze e ka lënë atë me shenja në gjithë trupin.
Bota
Vicky Archer, ka pësuar humbje të kujtesës, të vjellura dhe gjakderdhje nga goja pasi u kafshua nga një mushkonjë gjatë pushimeve me familje në Menorca, transmeton lajmi.net.
Megjithatë mjekët e habitur presin për të kryer një hetim të trupit që mund të mbajë çelësin sëmundjes së saj misterioze.
Nëna Vicky e Alison është e bindur se vajza e saj ka vasculitis (iflamacion i enëve të gjakut), por thotë se ajo ka nevojë për një skanim MRI të plotë të trupit para se mjekët të mund të bëjnë një diagnozë zyrtare.
Simptomat e saj të sëmundjes filluan më probleme të gjumit, u bë më pak koherente në fjalët e saj dhe filloi të veprojë jashtë karakterit, tha nëna e saj Alison, e cila ka frikë se sëmundja e vajzës mund të sjell pasoja shumë të rrezikshme për organet e vajzës së saj./Lajmi.net/