Mirë se vini në kryeqytetin e bërllokut! (Foto)

Prishtina vazhdon të jetë kryeqyteti më i papastër në rajon. Kryeqytetasit vazhdojnë të përballen çdo ditë me bërllokun që e hasin duke filluar nga sheshet kryesore e deri te lagjet dhe rrugët periferike.

Lajme

29/11/2016 22:31

Një gjendje e tillë e mjerueshme, ku bërlloku shfaqet para syve në përmasa tmerruese, ka ndodhur edhe sonte në sheshet e Prishtinës.

Lajmi.net sjell fotografi të orëve të mbrëmjes nga sheshi “Nënë Tereza” dhe ai “Zahir Pajaziti”. Aty shihen grumbuj mbeturinash të shpërndara gjithandej.

Disa qytetar të rastit kanë thënë se ky bërllok është shkaktuar nga pjesëmarrësit e panairit “Blej Shqip”, i cili është ende aktiv në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës e cila para se gjithash është përgjegjëse për heqjen e bërllokut, pastrimin e borës, rregullimin e trotuareve, para se të merret me çështje nacionale, do të duhej që të reagonte urgjentisht në këto raste. /Lajmi.net/

berll berll1 berll2 berll3 berll4 berll5