Sa orë duhet të flenë bebet e porsalindura?

Gjatë dy muajve të parë të jetës, foshnjat fillojnë t’ju njohin dhe do të vëreni që kanë nevojë të hanë, flenë, përqafohen etj.

Lifestyle

25/11/2016 12:17

Përderisa bebet rriten, shumë prindër brengosen se sa duhet të flenë ato.

Orari jonë i gjumit kontrollohet nga ritmi cirkadian, i cili e rregullon kohën e periudhave të gjumit dhe zgjimit gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajve të parë, bebet do të flenë në kohë të ndryshme derisa ritmet e gjumit të fillojnë të zhvillohen. Mesatarisht, të porsalindurit flenë rreth 14-17 orë në ditë, por mund të flenë edhe mbi 18 orë në ditë.

Kur foshnjat i mbushin 3-4 muaj jetë, do të qëndrojnë zgjuar më shumë dhe do të shfaqin shenja të qarta që dëshirojnë të shkojnë në shtrat gjatë natës.

Në moshën katër muajsh deri mbi 1 vjet, sasia e rekomandueshme e gjumit është 12-15 orë, mirëpo bebet mund të flenë edhe deri në 18 orë.

Duhet të keni parasysh që gjumi i bebeve është një punë në progres dhe orari i gjumit dallon nga foshnja në foshnje, prandaj nuk duhet të krahasoni fëmijën tuaj me atë të shoqes/shokut.