Shafrani i Indisë dhe përfitimet e pazëvendësueshme shëndetësore të tij
Shafrani i Indisë është një nga bimët më të hulumtuara sot në botë. Në fakt, komponentët e tij medicinale dhe përbërësit kanë qenë subjekt i së paku 5600 studimeve biomjekësore dhe rishikohen vazhdimisht.
Lifestyle
Sipas shumë studimeve, shafrani krahasohet me një numër të madh të barnave farmaceutike për trajtimin e kushteve të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e syve, kolesterolit, depresionit, sëmundjet e zemrës, dhimbjet dhe komplikimet inflamatore, transmeton lajmi.net
Dhe sipas këtyre studimeve, shafrani i Indisë del të jetë shumë më efektiv për shërimin e tyre.
Pse është kaq efektiv dhe i shëndetshëm?
Shumica e studiuesve atributet e shafranit të Indisë ia japin vetive të tij të fuqishme anti-inflamatore.
1. Neutralizon inflamacionin dhe shkatërron radikalet e lira në trup.
2. Ndalon trupin për të gjeneruar kimikatet që shkaktojnë inflamacionin.
Shafrani i Indisë, lufton në të njëjtën kohë këta dy mekanizma.
Efektet shëndetësore të tij bëjnë mrekulli edhe për dhimbjet, artritit dhe rritjen e sistemit imunitar e gjithashtu funksionojnë si antioksidantë.
Për çudi, shafrani i Indisë ka rezultuar i suksesshëm edhe në trajtimin e sëmundjeve mendore të tilla si stresi e depresioni e gjithashtu ka ndihmuar me sëmundjet e zemrës./lajmi.net