Obama nderon me Ellen DeGeneres me ‘Medaljen Presidenciale të Lirisë’ (Video
Komediania, Ellen DeGeneres është lavdëruar nga presidenti amerikan për ndikimin e saj në lëvizjen e të drejtave të homoseksualëve.
ShowBiz
Me këtë rast ajo mori nderimin më të lartë civil të vendit, transmeton Klan Kosova.
Të famshmit duke përfshirë Tom Hanks, Robert De Niro dhe Michael Jordan gjithashtu ishin në mesin e 21 përfituesve të Medaljes Presidenciale të Lirisë.
Barack Obama tha se nuk ishte e lehtë të harrosh rrezikun Ellen DeGeneres kur tregoi se ishte homoseksuale në vitin 1997.
Ai tha se guximi i saj ka ndihmuar “të shtyjë vendin tonë në drejtim të drejtësisë”.