Lamtumirë Man City, Toure befason me klubin e ri (FOTO)
Yaya Toure është i gatshëm të largohet nga Manchester City.

Merkato
Yaya Toure është duke kaluar muajt e fundit si futbollist i Manchester Cityt.
Mesfushori nuk ka raport të mirë me menaxherin Pep Guardiola.
Andaj, ai është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, mediat angleze raportojnë se ish mesfushori i Barcelonës mund të transferohet në Olympique Marseille, përcjell “Lajmi.net”.
Toure nuk dëshiron të mbetet në Premierligë dhe beson se kalimi tek skuadra franceze do t’i ndihmonte në ringjalljen e karrierës.