Ndiheni keq? Merrni 20 sekonda për të bërë këtë veprim që do t’ju bëjë të lumtur!

Sipas studiuesve të psikologjisë, vjeshta është sezoni më i vështirë për njerëzit, sepse i bën ata shpesh të ndihen keq.

Lifestyle

07/11/2016 19:17

Me ndërrimin e gjetheve në pemë, ftohjen e kohës, në subkoshiencë njerëzit përjetojnë një depresion të lehtë (sigurisht kjo nuk është për të gjithë sepse ka njerëz të cilët e dashurojnë këtë stinë dhe janë mjaft të lumtur).

Psikologët kanë thënë që kur të ndiheni keq dhe nuk keni një zgjidhje, sepse as vetë nuk e dini se për çfarë jeni të mërzitur, është mirë që të merrni vetëm 20 sekonda kohë, të merrni një laps dhe një letër dhe të rreshtoni 5 gjëra që ju bëjnë të lumtur. Për shembull, një filxhan kafe, një ecje mbrëmjeve apo disa kujtime të bukura nga një udhëtim i fundit. Gjithçka që shijoni shkruajeni. Pasi t’i keni shkruar lexojini dhe do ta shikoni sesa do t’ju rregullohet humori./Blitz.al/