Ymeri: Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e shtetit

Në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i saj Visar Ymeri ka deklaruar se vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e shtetit.

Lajme

06/11/2016 13:37

 

Ai deklaroi se sikurse Astriti edhe aktivistët tjerë kanë qenë të akuzuar për terrorizëm.
“Si ai, si dhe dy aktivistët tjerë, që mbetën në paraburgim me akuze të pafaktuar.”

“Shteti as nuk sjell fakte, por ndërkohë i mban aktivistët në paraburgim. Vdekja e aktivistit tonë Astrit Deharit, pavarësisht mosqarimit të rrethanave, është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e shtetit, sepse Astriti ka vdekur për sa kohë që mbahej në burg”, ka thënë ai.

Paraburgimi i Astritit dhe aktivistëve të tjerë, sipas Ymerit, ka qenë i montuar.
“Këtë paraburgim Astritit dhe pesë aktivistëve tjerë ia kishte montuar policia bashkë me prokurorinë, pa asnjë provë afat të qëndrueshëm , një rast i kulluari montimit politik”, është shprehur ai.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve tanë”, ka deklaruar kryetari i VV, Visar Ymeri.

Lëvizja Vetëvendosje sipas tij, e mbështet vendimin për obduksion. /Lajmi.net