Napoli-Lazio, befasi për Hysajn pas ndeshjes

Dy skuadrat e mëdha italiane kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A.

Sport

06/11/2016 08:33

Napoli nuk ka arritur të fitoj në shtëpi pasi ka barazuar 1-1 me Lazios, që luajtën mirë në mesfushë dhe kundërsulme.

Në këtë takim për 90-të minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili pati një paraqitje të mirë.

Sipas faqes Whoscored, Hysaj ishte futbollisti i dytë me notën më të madhe te Napoli, pasi u notua me 7.3, ndërsa Kalidou Kulibaly me 7.5.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.