Këta janë dhjetë Nobelistët më të famshëm të Letërsisë
Dylan mund të jetë shndërruar si autori për të cilin po flitet më së shumti nga të gjithë fituesit për shkak të heshtjes së tij karshi pranimit të çmimit.

ShowBiz
Web faqja zyrtare e Nobelit është një faqe që vizitohet shumë, kjo për shkak se ka informacione e video për të gjithë laureatët e secilës kategori, në tërë këto vite sa ndahet Nobeli.
E për të llogaritur se cilët autorë që kanë fituar Nobelin për Letërsi janë më të famshëm, zyrtarë nga Nobeli për Letërsi kanë ardhur në përfundim se këta janë dhjetë shkrimtarët laureatë më të famshëm.
Bob Dylan, edhe pse fituesi më i fundit i këtij çmimi, ka dalë menjëherë në vendin e parë në këtë listë. Pablo Neruda radhitet në pozitën e gjashtë, përcjellë nga Ëilliam Faulkner dhe Wislawa Szymborska. Toni Morrion është në pozitën e dhjetë.
Dylan mund të jetë shndërruar si autori për të cilin po flitet më së shumti nga të gjithë fituesit për shkak të heshtjes së tij karshi pranimit të çmimit.
Në pozitën e dytë radhitet Rabindranath Tagore, shkrimtar nga Kalkuta që fitoi Nobelin për Letërsi në vitin 1913 dhe u bë i pari person jo nga Evropa që fitoi këtë çmim, shkruan KultPlus.