Vetëm tre rinoqerontë të bardhë në të gjithë planetin tokë

Sudan, Nagjin dhe Fatu janë emrat e tre rinoqerontëve të bardhë verior të fundit në Tokë për shkak të gjuetisë pa leje.

Bota

05/11/2016 23:07

Ata jetojnë në një zonë të mbrojtur në Keni nën kujdesin e një ekipi ekspertësh por ato përsëri janë të rrezikuar nga gjuetarët. Briri i rinoqerontëve është shumë i kërkuar në tregun e zi.

“I dua të gjithë kafshët e egra por të preferuarit e mi janë rinoqerontët. I kam pasion, di t’i dalloj kur janë të lumtur, kur janë të uritur apo kur janë nervozë. Sudan është rinoqeronti i bardhë i fundit mashkull. Shpresa jonë e vetme për ta shpëtuar këtë specie është fekondimi in vitro”, tha Zakri Mutai, kujdestar i tre rinoqerontëve.

Rinonqerontët janë sjellë në Keni nga një kopsht zoologjik në Republikën çeke në vitin 2009. Të gjitha përpjekjet për shumim natyral kanë dështuar mënyra e vetme për ta mbajtur gjallë këtë specie është Fertilizimi In Vitro, por autoritetet thonë se edhe kjo metodë mundet të mos jetë e suksesshme.

YouTube player