Ymeri: Ndalja e Zajednicës ndali dialogun me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë bashkëpunimi qytetar ka treguar  se mund të ndalin gjërat e këqija që koalicionin qeverisës synonte t’ia bënte vendit.

Lajme

05/11/2016 10:56

Ai gjatë fjalimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm  të Vetëvendosjes, të shtunën ka thënë se dialogu me Serbinë praktikisht është ndalur.

Ymeri është shprehur se ndalja e Zajednices, siç e quan ai Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka ndalë dialogun, pas sipas tij bisedimet janë zhvilluar për këtë bashkësi.

“Sot nuk ka vazhdim të dialogut me Serbinë, ndalja e Zajednicës ndali dialogun, sepse ky dialog zhvillohej për të”, ka thënë Ymeri, shkruan lajmi.net

Ai po ashtu ka thënë se këtij koalicioni po I vjen fundi dhe se Vetëvendosje po rritet.

Ymeri ka thënë se qeveritarët po keqpërdorin luftën e UÇK-së dhe për këtë arsye kanë kërkuar që lufta e UÇK-së, të hyjë në Kushtetutë.

Ndërsa duke folur për situatën e Trepçës, ai ka thënë se ky koalicion me ligjin e ri ka bërë hapin parë për privatizimin e saj./ lajmi.net