Vdes pacienti, familjarët e demolojnë spitalin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në qendrën e urgjencës së Spitalit të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup.

Lajme
Raportohet se një grup prej rreth 30 personash, kryesisht familjarë, kanë demoluar ambientet e spitalit pas vdekjes së një të afërmi të tyre.
Sipas informatave jozyrtare, pacienti 19-vjeçar është sjellë në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit ku dhe ka edhe pas intervenimit të mjekëve ai ka ndërruar jetë, pas çka familjarët në shenjë revolte kanë filluar të demolojnë ambientet e spitalit. Më pas kanë marrë trupin e pajetë dhe janë larguar nga spitali.
Rasti është denoncuar në polici dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të tij.