Parashikimi i motit për fundjavë

Mot me diell dhe vranësira te shpërndara do të karakterizoj vendin për këto dy ditë të vikendit.

Lajme

05/11/2016 07:31

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet rreth vlerave të normales, Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë deri mesatar.