Nitaj: Qeveria gati më e madhe se Parlamenti
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, pak pas përfundimit të takimit me përfaqësues të partive politike me presidentin Hashim Thaçi, ka reaguar për reformën zgjedhore.

Lajme
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se po zvogëlohet Parlamenti dhe po rritet Qeveria.
Postimi i plotë të Nitajt në Facebook:
,. Reforma zgjedhore!!!
Këta e zvogëlojnë Parlamentin dhe e rrisin Qeverinë!!!
Nuk kanë faj se me Parlament, edhe po iu dalin probleme, ndërkaq Qeverinë e kanë në rresht për NJË.
Don me u ba Qeveria më e madhe se Parlamenti, ose me „i hypë cubi bardhoshit“!