Anjeza Shabani nuk paraqitet në gjyq, gjykata vendos gjykim të shkurtuar
Kërkesa u be nga avokati ne seancën e sotme, e para e këtij gjykimi. Shabani nuk ishte e pranishme ne gjyq. Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, video e së cilës duke dhunuar një fëmijë vetëm 3 vjeç bëri bujë në opinionin publik, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e lanë në arrest me burg.

Lajme
Përmes këtij ankimi kërkohet ndryshimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe caktimi i një mase më të butë sigurie se ajo e “arrestit në burg”.
Sipas burimeve, në ankim pretendohet se veprimi për të cilin dyshohet Shabani është kundërvajtje penale. Duke qënë një kundërvajtje penale, është theksuar në ankim, masa ekstreme e sigurisë “arrest në burg” nuk është e përshtatshme.
Po ashtu, në ankim është pretenduar se Shabani nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Tjetër argument i përdorur është fakti se e dyshuara Shabani nuk paraqet asnjë rrezik që të ndikojë apo dëmtojë procesin e marrjes së provave.