Armina Mevlani bën make up para kamerave (Video)

Kush më mirë se Armina Mevlani do të ishte e ftuara ideale në rubrikën më të re “IN Style” të emisionit Gossip Tv në IN Tv.

ShowBiz

04/11/2016 08:24

Ajo është një nga blogeret më të suksesshme në Shqipëri dhe jo rrallë herë është kritikuar nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e “akuzojnë” se udhëtimet luksoze i ka të sponsorizuara nga Shkëlzeni. Mirëpo ajo ka sqaruar njëherë e mirë, se gjithçka është falë përfitimeve nga puna e saj, është shpagimi që po i bëhet për punën e saj.

Përveç thashmeve që hodhi poshtë, Armina dha disa “leksione”, duke i bërë make up-in Sarës, që duhet ta pranojmë se është shumë e zonja. Pjesë e intervistës, ishte edhe mendimi i Arminës për blogeret e tjera si dhe marrëdhënia e saj me vjehrrën. Për më tepër ndiqni videon e Gossip Tv (Min 13:00)

YouTube player