Personi i preferuar i Bebe Rexhës (Foto)

Bebe Rexha ka bërë të ditur një detaj interesant rreth jetës së saj personale.

ShowBiz

03/11/2016 19:36

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar se cili është personi i preferuar i saj.

Ajo në një fotografi të publikuar në Instagram e shpreh dashurinë e madhe që ka ndaj këtij mashkulli e ky në fakt është vëllau i saj Florent Rexha.

Bebe shfaqet duke e përfaquar vëllanë me një mbishkrim të dashur në fotografi. “Njeriu im i preferuar dhe unë sot në Rotterdam”, ka shkruar këngëtarja në anglisht.

Kujtojmë se Bebe publikoi javën e kaluar këngën “I got you”./21Media