Grupi i motoçiklistëve bëjnë xhiro, por të zhveshur (Video)

Aleksandr Zaldostanov i ka filmuar dhjetë motoçiklistë, që lëviznin të zhveshur nëpër një rrugë të Moskës së Rusisë.

Fun

03/11/2016 16:32

Duke marrë parasysh se lëvizja me këto makina sportive, kërkon veshje të posaçme sepse bëhet shumë ftohtë, ata po rrezikonin shumë në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.

Rastin e bën edhe më të çmendur fakti se, ata ndodheshin në njërin nga kryeqytetet më të ftohta në botë.

 “Kanë qenë në pishinë dhe kanë harruar të vishen”, ka shkruar përbri videos së postuar në rrjete sociale.