Ermonela Jaho, mbrëmë një divë absolute në Operën e Parisit

Tre akte, një prolog e një epilog me origjinë nga viti 1881 janë sjellë mbrëmë në qytetin e bukur të Parisit.

ShowBiz

01/11/2016 19:30

Mbrëmë në Operën e Parisit Ermonela Jaho ka debutuar në rolin e saj në ‘Contes d’Hoffmann’.

Ermonela Jaho, krenaria e mbarë kombit shqiptar, mbrëmë është ngjitur në skenë në rolin e Antonias, në operën me libreto të Jules Barbier dhe me muzikë nga Jacques Offenbach.

Tre akte, një prolog e një epilog me origjinë nga viti 1881 janë sjellë mbrëmë në qytetin e bukur të Parisit, në operën që nisë në një tavernë në Nuremberg me shkrimtarin Hoffman i cili po e humb veten nga pija dhe dehja.

Antonia, roli që luan Ermonela, vjen në aktin e dytë. Antonia provon ta dashurojë personazhin kryesor.

Operës mbrëmë dhe sot i kanë kushtuar rëndësi mediet kryesore franceze. Opera vjen edhe me 3,6,9, 12, 15, 21, 24 dhe 27 nëntor, transmeton kultplus.