Turbekulozi vret tre persona për një minutë

Qeveria e Indisë akuzohet që nuk po bën mjaftueshëm ndërkaq që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për rritjen e rasteve të prekura me turbekuloz.

Bota

13/10/2016 19:10

Turbekulozi është duke vrarë secilën herë më shumë njerëz, ndërkaq akoma qeveria nuk po bën asgjë që të stabilizojë efektin negativ, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan The Guardian, transmeton Lajmi.net

Tre persona në minut po vdesin nga Turbekulozi, ndërkaq numri i rasteve po rritet.Sëmundja po merr jetën e 1.8 milionë njerëzve në mbarë botën çdo vit dhe jo 1.5 siç është menduar më parë.

Drogës rezistente TB, e cila është më e shtrejtë dhe më e vështirë për t’u trajtuar me kombinimet e antibiotikëve të fundit, i është rritur shifra e përpunimit për gjysmë milioni.

“Ne po përballemi me një betejë të vështirë për të kapur objektivat globale të turbekulozit”, tha Dr Margaret Chan, drejtoresha e “WHO”. Duhet të ketë një përpjekje masive për të luftuar turbekulozin, përndryshe vendet do të vazhdojnë të marrin këtë epidemi vdekjeprurëse, vazhdoi më tej ajo.

OKB-ja ka vendosur që nga viti i kaluar deri në vitin 2030, rastet e turbekulozit të biejnë nga 90 përqind në 80 përqind./Lajmi.net