Në Kosovë, nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, nesër do të mbahet një ngjarje kushtuar edukimit dhe motivimit të vajzave në fushën e teknologjisë, ku do të mbahen Punëtori në 3D Print, Programim Lojërash, Dizajn Ëeb-faqesh, , LittleBits dhe në Robotikë;

Lajme
Algoritmi i parë i përdorur ndonjëherë në kompjuter është shpikur shumë kohë më parë, mirëpo çfarë e veçon këtë shpikje është fakti që ishte viti 1840, dhe u shpik nga një grua – Ada Lovelace! Vajzat përgjatë historisë kanë kontribuar në mënyra të shumta për të ndihmuar krijimin e botës që na rrethon në ditët e sotme. Zbulimet nga shumë femra kanë revolucionarizuar botën që ne njohim, andaj është vetëm e natyrshme që t’i kushtohet një ditë e veçantë vajzave anë e mbanë globit.
Për të shënuar 11 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, IPKO Foundation në bashkëpunim me Bonevet, Girls Coding Kosova dhe Shkollën e Gjelbër sjellin ngjarjen “Vajzat dhe Teknologjia”. Kjo ngjarje ka për qëllim të inspiroj dhe të motivojë vajzat drejt teknologjisë edhe nëpërmjet storieve të suksesshme, sikurse që është ajo e folëses në këtë ngjarje Fiona Beqiri, drejtoreshë menaxhuese e Swiss IT Factory.
Pjesëmarrëse në këtë ngjarje do të jenë vajza nga 5 komuna të Kosovës (Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Peja dhe Gjakova). Ngjarja do të zhvillohet në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë me punëtori të zhvilluara nga BONEVET dhe Vajzat Koduese të Kosovës.
Organizatorët:
Fondacioni IPKO ka për qëllim rritjen dhe zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve me vizion digjital për Kosovën. Këta udhëheqës mund të vijnë nga secili sektor ose disiplinë, por janë të bashkuar nga pasioni i tyre për teknologjinë.
Girls Coding Kosova
Qëllimi i Vajzave Koduese të Kosovës është të inkurajojnë gratë në arritjen e potencialit e tyre të plotë profesional dhe akademik në fushat teknologjike. Ato vazhdimisht punojnë që të sjellin evente për vajzat e reja dhe entuziaste të Kosovës për t’i inkurajuar ato në kodim, lansimin e kompanive, dhe që të punojnë si zhvilluese aplikacionesh në kompani tëndryshme në Kosovë.
BONEVET
Bonevet është një qendër jo fitim-prurëse e një komuniteti që mblidhen për të ndarë burime dhe njohuri, për të punuar në projekte, të krijojnë për të krijuar rrjete shoqërish, dhe për të ndërtuar. Është kombinim jo formal i një laboratori, një dyqani dhe një dhome konferencash që inkurajon zbulimin gjatë punës duke siguruar burime që zakonisht nuk janë të qasshme nga personat që punojnë vetëm.