Prezantohen dëshmitë nga rasti i Kumanovës, të akuzuarit nuk ankohen për dhunë
Në seancën gjyqësore të ditës së sotme për rastin e “Kumanovës” u bë prezantimi i dëshmive materiale, gjegjësisht provave materiale të grumbulluara nga ana e MPB-së, njofton Alsat-M.

Lajme
Dëshmitë janë prezentuar në formë të shkruar, edhe pse raportohet se për të njëjtat ekzistojnë edhe fotografi dhe video inçizime. Të akuzuarit kanë kërkuar që të publikohen edhe fotografitë dhe incizimet eventuale. Kërkesa e të akuzuarve për prezantimin e dëshmive përmes fotografive ka shtyrë që seanca të ndërpritet.
Gjatë kësaj seance asnjë nga të akuzuarit nuk është ankuar për ushtrim dhune ndaj tyre gjatë transportit nga burgu në gjykatë, me çka edhe janë vërejtur fytyra të reja të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të cilët kanë shoqëruar të akuzuarit në seancën gjyqësore.