Shkodër, digjet kati i 5-të i një hoteli

Në orët e para të mëngjesit, një hotel 5-katësh, në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht kati i fundit i tij.

Lajme

10/10/2016 09:04

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por thjesht dëme materiale. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Nga zjarri janë vënë në rrezik edhe objekte të tjera. Për shuarjen e flakëve u mobilizuan zjarrfikës nga Lezha dhe Shkodra.