Zemër të shëndetshme? Ja çfarë duhet të konsumoni
Që të keni një zemër të shëndetshme, duhet të ushqeheni mirë!
Lifestyle
Për ju kemi sjellur një listë gjërash të cilat duhet konsumuar për të pasur një zemër të shëndetshme:
Patatet:
Një nga perimet më të lehta në dispozicion, patatet përderisa nuk janë të skuqura shumë, janë të përkryera për zemrën. Kaliumi ndihmon me presionin e ulët të gjakut, ndërsa fibrat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Domatet:
Të pasura me vitaminë C, A, likopene, fibra dhe kalium, domatet ndihmojnë në heqjen e kolesterolit të keq dhe mbajnë të hapura enët e gjakut, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Domatet mund të konsumohen çdo ditë, pasi kanë përbërje të ulët të sheqerit dhe kripës, transmeton lajmi.net
Miell tërshëre:
Përmbajtja e lartë e fibrave, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq. Mund të konsumohet në çdo formë, pa përjashtim.
Rrushi i thatë:
Hulumtimet tregojnë se përmbajtja e lartë e antioksidantëve tek rrushi i thatë, zhdukë inflamacionet dhe mbanë larg sëmundjet e zemrës.
Arrat:
Të pasura me vitamina, fibra, minerale, arrat, kikirikat, fistekët, bajamet apo lajthitë, janë të shkëlqyera për zemrën.
Frutat:
Molla, shegë, banane dhe të gjitha frutat janë mik i mirë i zemrës. Shtimi i këtyre frutave në dieten tuaj të përditshme ju mbanë larg sëmundjeve të zemrës. Sigurisht, mund të konsumohen edhe si lëngje, por preferohet të konsumohen të papërpunuara.
Çaji i gjelbërt:
Ky super çaj është një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Preferohet të pihen 3 ose 4 gota çaj në ditë për një zemër të shëndetshme dhe përfitime tjera të mëdha shëndetësore.
Çokollata e zezë:
Studimet kanë gjetur se njerëzit që konsumojnë çokollatë të zezë, ka më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës. Polifenolet dhe flavonoidet janë shumë të pranishme tek çokollata e zezë. Në anën tjetër, çokollatat e qumështit, mund të jenë armik i zemrës tuaj.
Kafeja:
Është një nga nxitësit më të mëdhenj për një zemër të shëndetshme. Dy filxhan me kafe në ditë mund të ju mbajnë larg sëmundjeve kardiovaskulare. Por mos harroni, pirja e tepërt mund të jetë e dëmshme.
Vera e kuqe:
Polifenoli i quajtur resveratrol i jep kësaj pije një përfitim shtesë. Konsumi i moderuar i saj është i shëndetshëm, por nuk duhet të konsumohet shumë./lajmi.net