Spanja e fortë për Shqipërinë (VIDEO)
Spanja ka marrë pikë të plota në ‘Loro Boriçi’, në përballjen me Shqiprinë.
Sport
Ish kampionët e Botës dhe të Evropës, kanë mposhtur në Shkodër 0:2 Shqipërinë e Gianni De Biasit, në një ndeshje që u zhvillua nën reshje të shiut dhe në një terren jo aq të përshtatshëm.
Ishin spanjollët që në tërësi kontrolluan pjesën e parë, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e ngjeshur të Shqipërisë.
Në pjesën e dytë, Spanja arriti të shënoi dy herë, pas dy gabimeve të pafalshme në mbrojtjen e Shqipërisë.
Costa në minutën e 55’ dhe Nolito në minutën e 63’, shënuan për fitoren e Spanjës.
Nolito Goal HD – Albania 0-2 Spain – 09.10.2016 HD by fotlive
0-1 Diego Costa Goal 09-10-2016 HD by Zkrisz