Si ju duket kjo deklaratë e De Biasit për Kosovën?
Gianni de Biasi ka thënë se për shumicën e tifozëve, Kosova është Shqipëri.
Sport
Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se shumica e tifozëve e konsiderojnë Kosovën si Shqipëri.
Italiani ka dhënë një interviste për të përditshmen sportive madrilene “AS”, ku ka folur për tema të ndryshme.
“Është e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duan Kosova dhe Shqipëria të luajnë veçmas. Për shumë prej tifozëve tanë Kosova është Shqipëri”, ka deklaruar ai, përcjell “Lajmi.net”.
“Kështu që tani ata kanë dy zgjedhje, edhe pse motoja e tyre është “një komb, një ekip.”. Lojtarët kosovarë të cilët janë me ne nuk duan të ndryshojnë ekipin”, u shpreh ai.