Vajza e 2-vjeçare e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis tashmë i di tre gjuhë
Si dy-vjeçare që është, Wyatt Kutcher – vajza e Mila Kunis dhe Ashton Kutcher është një gjuhëtare e kompletuar.

ShowBiz
“Ajo është duke e mësuar edhe gjuhën e tretë. Po mëson rusisht”, ka thënë Ashton, duke sqaruar se familjarët e Mila-s e flasin këtë gjuhë, kështu që i është ekspozuar edhe asaj.
“Ajo e kupton edhe anglishten, gjuhë të cilën edhe mund ta flasë. Po ashtu e kupton dhe mund ta flasë edhe spanjishten. Ndërsa rusishten mund ta kuptojë, por ende nuk është në gjendje që ta flasë”, ka deklaruar aktori./klankosova