Rrahje në Çagllavicë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas përfshirjes në rrahje e cila ka ndodhur tek rrethi i fshatit Çagllavicë.

Lajme

24/09/2016 14:35

Sipas policisë, tre persona shtetas të Kosovës pas një zpas një zënke kanë sulmuar dy meshkuj, shtetas të  Kosovës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.