Serie A, shtyhet ndeshja e madhe?
Sampdoria – Milan mund të shtyhet për shkak të motit të ligë në qytetin e Genovas.
Sport
Sampdoria – Milan, e caktuar të zhvilluar të premten në kuadër të xhiros së katërt në Serie A mund të shtyhet.
Genova është duke kaluar një periudhë me mot të ligë dhe kjo e ka vënë në rrezik zhvillimin e ndeshjes, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.
Pas shtyrjes së takimit Genoa – Fiorentina, edhe takimi Sampdoria – Milan rrezikon të mos zhvillohet për të njëjtën arsye.