Barcelona – PSG, 190 milionë euro (FOTO)
Neymar ka qenë shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Wagner Ribeiro.
Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka qenë shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Wagner Ribeiro.
Reprezentuesi brazilian kishte marrë një ofertë të madhe nga kampioni i Ligue 1.
“Ka qenë shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain ku do të përfitonte 40 milionë euro në vit”, deklaroi Ribeiro për “ESPN Brasil”, përcjell “Lajmi.net”.
“Por, në fund ka preferuar të vazhdojë në Barcelonë dhe të përfitojë edhe më pak. Mund të konfirmoj se PSG ishte e gatshme të paguajë dëmshpërblimin me vlerë prej 190 milionë euro për Neymarin”, theksoi ai.
