Të preferuarit për Çmimin Nobel në Letërsi
Nga 3 deri më 7 tetor do të shpallen fituesit e Çmimit Nobel, mes tjerash edhe të Çmimit Nobel për Letërsi.
ShowBiz
Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel është edhe këtë vit shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili rënditet në vendin e 15-të.
Favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.
Pas tij vijnë autorë të tjerë, Adonisi është rënditur i nënti, poet sirian që jeton prej vitesh në Paris. Sipas faqes britanike “Nicer Odds” ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika.
Ndërsa shkrimtarët tjëtër që janë rënditur në vend të 11-të janë amerikani Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Ëa Thiong’o, ndërsa në vendin e 13-të është kandidati Philip Roth dhe në vendin e 18-të norvegjezi Jon Fosse.
Çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor.
Çmimi Nobel për letërsi deri më tani është ndarë 108 herë. Të njejtin e kanë marrë 112 persona. Për herë të parë Çmimi Nobel për Letërsi është ndarë në vitin 1901. Vjet fitues i tij ishte Svetlana Alexievich./infoglobi/a.rr