E transferoi Barcelona, ai mendoi se ishte hajgare (FOTO)
Jasper Cillessen mendoi se oferta e Barcelonës për transferimin e tij ishte një shaka.

Sport
Jasper Cillessen ka pranuar se kur dëgjoi për interesimin e Barcelonës për transferimin e tij nga Ajax Amsterdam, ai mendoi se bëhej fjalë për një shaka.
Portieri holandez nënshkroi me gjigantin katalan gjatë javës së kaluar duke zëvendësuar Claudio Bravon i cili iu bashkua Manchester Cityt.
Dhe, derisa përgatitet të fillojë aventurën e tij të re në Camp Nou, Cillessen ka pranuar se mbeti i befasuar kur dëgjoi për interesimin nga kampioni i La Ligës.
“Kur menaxheri im më njoftoi për interesimin nga Barcelona, mendoja se ishte një shaka”, deklaroi Cillessen për “Barca TV”.
“Nuk mendoja se klubi më i mirë në botë ishte i interesuar për mua”, theksoi ai.