Tërmet në Tiranë

Një lëkundje sizmike është ndier rreth orës 12:20 pas mesnate në Tiranë dhe zonat përreth.

Lajme

01/09/2016 07:41

Për fat të mirë tërmeti, i cili ka qenë i shkallës 4.2 ballë ka zgjatur pak sekonda dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik, shkruajnë mediat shqiptare, ai është regjistruar në thellësinë 2 kilometra dhe ka qenë 50 kilometra nga Tirana.