Thirrja e VV-së për protestë paqësore, me mesazhe të ashpra
Lëvizja Vetëvendosje ka thirr protestë për të kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit. Dje Albin Kurti ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, por megjithatë para tij, Visar Ymeri ka dhënë mesazhe të ashpra për këtë protestë. Ymeri ka thënë se 1 shtatori do të jetë dita e fitores për ta ose humbjes.

Lajme
Ka disa ditë që Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për protestën që do të mbahet sot, për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që pritet të votohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Vetëvendosje ka ftuar qytetarët në protestë gjithëpopullore, duke thënë se protesta do të jetë paqësore. Albin Kurti dje në një konferencë për media, tha se protesta do të jetë paqësore për të mos lejuar kalimin e Demarkacionit.
Por një ditë para tij, kreu i VV-së, Visar Ymeri, dha mesazhe të ashpra për protestën duke thënë se 1 shtatori do të jetë dita e fitores për ta ose dita e humbjes.
“Protesta do të sjellë fundin e këtij regjimi. Ose do të fitoj regjimi i Isa Mustafës e Hashim Thaçit, ose do të fitoj rezistenca jonë”, ka deklaruar Ymeri.