Messi e Suarez bëhen “armiq”
Lionel Messi e Luis Suarez janë bërë “armiq”, por vetëm për një ditë.

Sport
Lionel Messi e Luis Suarez janë shokë nga ekipi i Barcelonës.
Por, ata do të jenë “armiq” gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Uruguait në kualifikime për Kampionatin botëror 2018.
Dy gjigantët nga Amerika e Jugut do të ballafaqohen në xhiron e shtatë të eliminatoreve, përcjell “Lajmi.net”.
Dhe, Messi e Suarez do t’i udhëheqin skuadrat e tyre përkatëse duke kërkuar të bëjnë atë që dinë më së miri, shënojnë gola.