Jeta e dytë e binjakeve siameze- Shkojnë në klasë të parë pas operacionit (FOTO)

Po përgatiten për ditën e parë të shkollës të kapura dorë për dore, të ndara por të pandashme.

Fun

31/08/2016 09:52

Binjaket siameze nga Londra, Rosie dhe Ruby Formosa, të cilat kishin lindur të ngjitura në kraharor dhe me aparat tretës të përbashkët, shkojnë në klasë të parë.

Ato u operuan 12 javë pas lindjes në Great Ormond Street Hospital dhe kishin vetëm 25% mundësi për të mbijetuar. “Koha duket sikur ka fluturuar.

Nuk e kisha menduar kurrë që do kalonte kaq shpejtë. Ashtu siç nuk e mendoja se do i shikoja në klasë të parë. Është thjesht e mrekullueshme”, thotë nëna e tyre Angela./a.y/noa.al