I shpëtoi luftës së fundit, po e vret ngadalë sëmundja (Video)

Me dëshirë tregon ngjarjet që i kishte përjetuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kur ishte pjesëtar i UÇK-së, Aldaid Haziraj kishte vetëm 17 vjet.

Lajme

21/08/2016 20:37

Por, tani atij i është rrezikuar jeta nga një sëmundje e pankreasit dhe nuk ka para për shërim.

Për tri operime që i ka kryer deri tani, ai kishte shit pronën që posedonte. U vendos në një banesë, të cilën pronari i ka thënë ta lëshojë pas dy muajve.

Ish-ushtari i “Brigadës 133” në Istog, tani jeton vetëm me 170 euro që i takojnë me status të veteranit, e të cilat nuk po i mjaftojnë për shërim.

Ndonëse nuk ka shtëpi, hallin kryesor i ka si t’i grumbullojë paratë për të paguar operimin e radhës.

YouTube player