“Bombë” nga Tevez, kthehet në Serie A (FOTO)
Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez mund të kthehet në Serie A.
Merkato
Carlos Tevez mund të kthehet në Serie A, por jo tek ish skuadra e tij, Juventus.
Sulmuesi i Boca Juniors raportohet se mund të transferohet te rivali i madh, Inter, shkruajnë mediat italiane.
Në rast se “Nerazzurrët” dështojnë në transferimin e sulmuesit brazilian Gabigol, Tevez do të jetë objektivi i ri, përcjell “Lajmi.net”.
Tevez ka përvojë të shkëlqyeshme nga Serie A ku kaloi dy sezone në Juventus gjatë së cilave fitoi tituj të njëpasnjëshëm të kampionit.
