Ozil – Real Madrid, e thotë Wenger

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mohuar spekulimet se Mesut Ozil do të rikthehet në Real Madrid.

Merkato

12/08/2016 13:59

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është optimist se Mesut Ozil, por edhe Alexis Sanchez do të nënshkruajnë kontrata të reja në klub.

Mesfushori spekulohej se mund të rikthehet në Real Madrid, njësoj sikurse sulmuesi që ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane. Ata kanë kontrata të vlefshme në Arsenal deri në qershor të vitit 2018.

Por, Wenger beson se bisedimet do të sjellin fryt dhe ata do të vazhdojnë qëndrimin në “Emirates Stadium”.

“Nuk kemi asnjë arsye që të jemi të brengosur”, deklaroi Wenger gjatë një konference për media.

“Ne jemi duke avancuar, por është një proces i ngadalshëm. Ata kanë edhe dy vjet në kontratat e tyre, por mendoj se do të arrijmë marrëveshje të reja”, u shpreh ai.