Dua Lipa e quan Shpendin kryeministër (Video)
Në mesin e shumë emocioneve që Dua pati gjatë vizitës së Prishtinës pas 4 vitesh, edhe sot në takim me kryetarin Shpend Ahmeti e përcollen ato ku u ngatërrua duke e quajtur atë kryeministër.

ShowBiz
Dua ndër të tjerash e falenderoi Shpendin, ndërsa edhe ky i fundit u shpeh se ndihet i lumtur që Dua është në mesin tonë, shkruan lajmi.net.
Të dy bashkë e kanë shikuar motin për nesër, e meqenëse ka mundësi të ketë reshtje shiu, këngëtaren nuk e pengon një fakt i tillë, pasi sipas saj shiu është bereqet.
Dua Lipa do të performojë nesër në parkun e Gërmisë në Prishtinë, aty ku do të këndojë këngë të padëgjuara deri më tani të cilat do të jetnë pjes e albumit të saj./lajmi.net
