Dua Lipën nuk e ndalë as shiu, thotë se është bereqet (Video)
Sot në takim me kryetarin Shpend Ahmeti, Dua Lipa u shpreh e gatshme të performojë në koncert edhe nëse moti nuk është i mirë dhe bjen shi.

ShowBiz
Ajo si në shaka tha se nuk ka problem edhe nëse bjen shi, sepse është bereqet, shkruan lajmi.net.
Gjithashtu Shpend Ahmeti, tregon se bashkë me të e kanë shikuar motin dhe tha se nesër do të ketë shumicën e kohës diell por mund të ketë edhe reshtje të shiut.
Shpendi e ka theksuar edhe njëherë faktin se Dua do t’i këngojë këngë të padëgjuara deri më tani, ndërsa kur Lipa u pyet se si po i duket Prishtina pas sa vitesh ajo u përgjigj se Prishtina çdo vit po bëhet me e mirë dhe jam e lumtur qe jam këtu./lajmi.net
