Pas kësaj, asnjëherë më nuk do të konsumoni pije energjike
Shumë studime kohëve të fundit kanë treguar se niveli i lartë i kafeinës në pije ndryshon ritmin e të rrahurave të zemrës dhe mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.
Lifestyle
Pijet energjike janë bërë një zëvendësim i mirë për kafenë, por studiuesit kanë lajme jo të mira për të gjithë konsumuesit e tyre.
Niveli i lartë i kafeinës dhe kimikateve të tjera përbërëse në pijet energjike dërgojnë në ritëm të çrregulluar të zemrës dhe probleme tjera kardiovaskulare, kanë raportuar mjekët nga Universiteti i Floridës, transmeton lajmi.net
Mjekët e Universitetit të Floridës e kanë analizuar gjendjen e një pacienti i cili kërkoi ndihmë në spital pasi kishte probleme me arterie dhe pas 48 orëve me analiza, kur edhe e kuptuan se pacienti pinte 2 -3 pije energjike në ditë, shqyrtuan mundësinë se pikërisht kjo mund të jetë arsyeja e problemit të tij.
“Ne besojmë se pikërisht pijet energjike janë problemi”, janë shprehur studiuesit, duke konstatuar se sasia e kafeinës që gjindet në pijet energjike është rreth 4 herë më e madhe sesa tek një filxhan me kafe.
Studimet e mëparshme kanë gjetur se pijet energjike ndikojnë negativisht në ritmin e të rrahurave të zemrës, por tani është vërtetuar.
“Çrregullimi i të rrahurave të zemrës dhe ngritja e lehtë e tensionit të gjakut 2 orë pas konsumimit paraqesin rrezik për shëndetin kardiovaskular”, thanë studiuesit.
Mjekët këshillojnë që këto pije të mbahen larg sidomos nga fëmijët./lajmi.net