Ja sa herë i është propozuar martesë bukuroshes Jennifer Lopez

Ajo është martuar tri herë, por këto nuk janë propozimet e vetme që JLo ka marrë për martesë.

ShowBiz

30/07/2016 15:29

Jennifer Lopez ka zbuluar se asaj i kanë prpozuar martesë plot gjashtë herë në jetën e saj.

Megjithëse ajo ka pranuar 4 herë dhe është martuar 3 herë, JLo është dashur të refuzojë dy propozime tjera, që nuk dihet sigurt se kush ia kanë bërë, përcjellë lajmi.net.

Ajo ka qenë e martuar me Ojani Noa nga 1997 deri 1998, Cris Judd nga 2001 deri 2003, më pas ka qenë e fejuar me Ben Affleck, dhe e martuar me Marc Anthony nga 2004 deri 2011.

JLo ka qenë në lidhje edhe me Diddy mes dy martesave të saj, ndërsa tani është në një lidhje jo stabile me Casper Smart. Dyshohet  se këta dy mund të kenë qenë meshkujt që janë refuzuar nga bukuroshja./lajmi.net