Historia e lidhjeve të Kosovës me Erdoganin (Video)
Shteti i Turqisë, me kryeministër Tayyip Erdogan, e ka njohur pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes. Erdogan pretendonte se Ankaraja është kryeqendra e dytë botërore që e bëri këtë.

Lajme
Erdogan pranoi të marrë pjesë në përurimin e Rrugës së Kombit së bashku me Sali Berishën.
“Kjo rrugë do të mundësojë zhvillimin e Kosovës, të cilën e kemi nderin që e kemi shtet të pavarur”, kishte thënë Erdogan në këtë përurim.
Pas pak kohësh, Erdogan u bë kryeministri i parë turk që erdhi në Kosovën e pavarur. Në Prishtinë ai u prit nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe të dy u përshëndetën me fjalën “vëlla”, raporton klankosova.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e dekoroi Erdoganin me Medaljen e Pavarësisë, ndërkaq Universiteti i Prishtinës me “Honoris Causa”.
“Të dashur vëllezër, kemi histori, kulturë dhe jemi vëllezër me njëri-tjetrin. Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, kishte thënë Erdogan në Prizren.
Firmave turke iu besuan projekte të mëdha në vend, autostrada, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës dhe Distribucioni i KEK-ut.
